Informatike

0 comments


Informatika ose Shkenca kompjuterike është studimi i themeleve teorike të informacionit dhe përpunimit të informatave, si dhe i teknikave praktike për zbatimin e tyre dhe aplikimin në sistemet kompjuterike. Shpesh përshkruhet edhe si studim sistematik i proceseve algoritmike që krijojnë, përshkruajnë dhe transformojnë informacionin. Sipas Peter J. Denning, pyetja themelore që e preokupon shkencën kompjuterike është, "Çfarë mund të automatizohet me efikasitet?" Shkenca kompjuterike ka shumë nën-fusha; disa, të tilla si grafika kompjuterike, theksojnë llogaritjet e rezultateve të veçanta, ndërsa të tjerat, të tilla si teoria e kompleksitetit kompjuterik, studiojnë veçoritë e problemeve kompjuterike. Fushat tjera, si teoria e gjuhës programuese studiojnë rrugët që shpjegojnë përpunimin e informatave, ndërsa programimi kompjuterik praktikon gjuhë programimi specifike për zgjidhjen e problemeve specifike të përpunimit të informacioneve, dhe interaksioni njeri-kompjuter fokusohet në sfidat që bëjnë kompjuterët dhe përpunimin e informacioneve të përdorshme dhe universalisht të arritshme për njerëzit.
Publiku i përgjithshëm ndonjëherë ngatërron shkencën kompjuterike me profesionet tjera që merren me kompjuterë (të tilla si informatika), apo mendon se ajo lidhet me përvojën e tyre me kompjuterë, e cila zakonisht përfshin veprimtari të tilla si luarja e lojërave, web-shfletimi, dhe shkruarja e teksteve. Megjithatë, fokusi i shkencës kompjuterike është më shumë në të kuptuarit e veçorive të programeve të përdorura për zbatimin e software
-it të tillë si lojërat dhe web-shfletuesit, dhe në shfrytëzimin e atyre diturive për të krijuar programe të reja dhe përmirësimin e atyre ekzistuese.

Cfare eshte kompjuteri?

0 comments

Kompjuteri (lat. computere = mbledh, njehsoj) është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacione, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje).
Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softuerik dhe harduerik.
Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha,duke filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria ose NASA,pastaj kompjuterët personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht,e deri te kompjuterët e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.